5 milionë për Elhaida Danin (Video)

By

Këngëtarja Elhaida Dani ka qenë kryefjalë e javës së fundit. Mbiemri që iu vu pas artistes është Eurovision.

E paraqitur të shtunën në finale ajo u radhit e 17-ta nga votat e Europës teksa kjo ka zgjuar shumë pakënaqësi.

Përtej skenës ku këndoi kënga ‘I’m Alive’ është një sukses pasiqë ka grumbulluar në rrjetin e videove, YouTube mbi  5 milionë shikime.

Këto klikime e radhisin Elhaidën në krye të tabelës në YouTube për këngët shqipe në këtë garë të muzikës europiane.

Ndërsa performancat Live, ajo e gjysmë finales ka grumbulluar rreth 1 milionë shikimesh e teksa interpretimi në finale mbi 300 mijë.

‘I’m alive’ radhitet tani e katërta për klikime në kanalin zyrtar pas Rusisë, Azerbejxhanit dhe Suedisë, teksa Top 5 e mbyll Belgjika./Prive.al

Artikuj të ngjashëm