Unikkatil bën testin e ADN-së: Arsyeja dhe rezultati do t’iu befasojë

By

Nuk krijon shpesh lajm mirëpo kur e bën një gjë të tillë sigurohet të habis duke lënë pa fjalë.

I tillë ka qenë postimi i fundit i reperit Unikkatil i cili ka shpërndarë një postim ku shpalosen rezultate të testit të ADN-së për të përcaktuar përardhjen.

Në bazë të rezultateve të këtij testi gjenetik, në postimin e shpërndarë nga Unikkatil thuhet se: ‘ai i përket pikërisht haplogrupës së njohur Shqiptaro-Ilire autoktone E-V13. Konstatohet se familja Adili nga Kërçova i takojnë të njëjtës degë të E-V13 sikurse Unikkatil çka do të thotë se familjet Paloka dhe Adili janë kushëri të largët. Kjo mund të përdoret edhe si dëshmi ndaj përçarësve se nuk ka dallime gjenetike ndërmjet Shqiptarëve të Krishterë dhe Myslimanë’.

Tutje, testi etnik e ka kategorizuar Viktorin si 96% autokton nga Europa juglindore ndërsa përqindja e mbetur i rezervohet origjinës britanike e cila e ka habitur reperin.

Ky i fundit, i bën thirrje fansave të provojnë një test të tillë për të parë rezultate interesante. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm