Në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës sonte nga ora 20:30 mbahet koncerti solistik i ikonës së këngës burimore shqipe, Shkurte Fejza.
Nën udhëheqjen artistike të Afrim Sadikut, Shkurte Fejza e shoqëruar nga orkestra prej 15 instrumentistëve, do t’i interpretoje live, për dy orë, para publikut, hitet e saj që i bëri gjatë karrierës së saj 45 vjeçare.
E veçanta e koncertit të sontëm është edhe festimi i karrierës katër dekadëshe e gjysmë të Shkurte Fejzës.
Biletat për koncertin mund t’i gjeni në të gjitha pikat e Art Motion dhe në Klan Kosova.