Shkenda romantike: Ky është dedikimi për të dashurin (FOTO)

By

Njihet për imazhin e një vajze të fortë që shpesh madje reflekton stilin e jetesës që e bën një grua plotësisht e pavarur.

Me bizneset e saj, aktivitetin në karrierë dhe jo vetëm, pak shohim nga pjesa romantike e këngëtares Shkenda Dubova.

Por edhe Shkenda, sikur çdo njeri tjetër ka pikën e saj të dobët – të dashurin Labin i cili kohë pas kohe bëhet shkak që këngëtaren ta shohim me doza më melankolike.

I tillë ka qenë një postim i fundit, prej të rrallëve ku ajo bën një dedikim publik për Labin.

Me një foto të tij në qendër të postimit, Shkenda është shprehur: ‘Unë të dua jo për atë që je por për atë që unë jam kur jam me ty’.

Ndryshe, Shkenda dhe Labi tashmë kanë shumë vite bashkë por pranimi zyrtar i lidhjes në publik nga dyshja u bë tek në Prill të 2016-tës në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm