Vetëm pak ditë më parë, ajo u deklarua beqare pasi hoqi unazën e fejesës duke i dhënë fund një romance të konsoliduar me një biznesmen 10 vite më të madh në moshë.
Por, akoma pa u ‘tretur’ mirë informacioni mbi statusin e ri të bukuroshes Franceska Jace, kanë nisur dyshimet mbi një lidhje të re.
Tash e disa ditë, modelja e cila famën e mori pas pjesëmarrjes në Big Brother 5 po shoqërohet me një djalë të ri, i njohur në Shqipëri për pasurinë e madhe familjare.
Andi Geci, i biri i biznesmenit Ramë Geci i cili jetën e tij luksoze e ndan në baza ditore me ndjekësit në rrjete sociale përmes postimeve ka lënë indikacione të forta mbi një relacion me Franceskën.
Edhe pse jo krah njëri tjetrit në imazhe, dyshja kanë postuar fotografi identike nga vende të njejta ku po pushojnë duke i shijuar ditët me diell.
Ndonëse një lidhje e re nuk mund të thuhet me siguri, miqësitë me meshkuj gjithmonë janë treguar pothuajse të pamundura për bukuroshen e cila me jetën e saj private, nga lidhjet e deri tek skandalet merr shpesh vëmendjen e publikut.
Ndryshe, e vetëdijshme për vëmendjen, vetëm pak ditë më parë, Franceska ishte shprehur se tregohet e kujdesshme me fotot me shokët apo familjarët. ‘Ditët e sotme nuk mund të hedh një foto me një shok klase, apo qoftë një kushëri, sepse e di që të nesërmen do jetë lajm, “i dashuri i ri i Françeskës”, ndaj dëshiroj të jem tepër e rezervuar, sepse portalet dashje pa dashje me lajmet ‘fake’ janë ato që të prishin imazhin’ – deklaronte bukuroshja.
Të jenë bërë postimet me Gecin rastësisht?! Vështirë e besueshme… /Prive.al/