Pak javë më parë, në një ceremoni të vogël dhe modeste në New York, Violet Berisha, vajza e fotografit të madh Fadil Berisha shënoi festën e njohur si ‘bridal shower’.
Madje, në atë event kishte edhe një dozë të theksuar shqiptare me muzikën, traditat dhe veshjet që u vunë në pah konsiderueshëm.
Por, eventi në New York duket të ketë qenë vetëm fillimi i një eventi edhe më të bukur.
Buzë detit, me një dekor përplot lule, Violet Berisha dhe Ron Garcia kanë kurorëzuar dashurinë përballë një numri të vogël të familjarëve e miqve.
Në bazë të fotove të postuara të cilat ua sjellim më poshtë, çdo gjë duket të ketë qenë përrallore. /Prive.al/