Mbi tre javë më parë, këngëtarja Shyhrete Behluli publikoi projektin e ri ‘Vëlla e motër’ në bashkëpunim me reperin Gold AG.
Marrë shkas nga suksesi i vitit të kaluar, dyshja kapën sërish një tematikë të ndjeshme dhe shumë të qëlluar, duke vënë në spikamë raportin mes vëllait e motrës.
Por, ndikimi i kësaj kënge duket të ketë qenë shumë më i madh sesa që e kishin menduar artistët kur e punuan si projekt.
Për Prive, këngëtarja Shyhrete Behluli zbuloi se ka marrë një telefonatë nga një grua e cila i ka rrëfyer një histori prekëse, të ribashkimit me vëllain pas rreth 15 viteve mos kontakt.
Rrëfimin e plotë mbi këtë ngjarje dhe jo vetëm, ua sjell videoja e mëposhtme.