Mediat britanike hedhin dyshimet: Dua u nda nga Isaac për t’iu afruar artistit të njohur?!

By

Para një muaji portali Prive.al raportoi mbi zbulimin e ndares së ciftit Dua Lipa dhe Isaac Carew, një dyshe mjaft simpatike dhe të dashur përpara se të bëheshin të famshëm që të dy.

Isaac gjithashtu u përfol mbi një lidhje tjetër me Gizzi Erskinen menjëherë pas ndarjes nga Dua por kjo tashmë ka shumë pak rëndësi, sepse bukuroshja nga Prishtina duket se e ka markuar targetin e saj për të vazhduar përpara në karrierë, si për një bashkëpunim në muzikë ashtu edhe në dashuri.

Ajo po qëndron në Los Angelos ku është edhe duke jetuar DJ-I I njohur dhe më I paguari I vitit 2016 Calvin Harris për të cilin Dua ka thene se po shkon në LA për “një këngë specifike dhe një person specifik”.

Edhe pse e dimë se ka plot artist që jetojnë në LA dhe mund të quhen specifik, Calvin Harris është personi që ajo ka deklaruar në radion Capital FM se dëshiron të ketë një këngë nga ai.

Madje, ‘The Sun’ ka shkuar aq larg saqë ndarjen me Isaac e ka lidhur me afrimin e këngëtares Dua dhe Calvin Harris nuk është se nuk njihen, ata kanë pasur të njejtën eksperiencë duke performuar në Jingle Bell Ball vitin që lamë pas.

Nuk duhet të harrojmë se Calvin Harris ka qenë në lidhje me tjetër shqiptare, Rita Orën e më pas me Taylor Swift ku që nga ndarja e tij me këngëtaren në qershorin e kaluar ai ka preferuar heshtjen dhe pasivizimin. Duket se Calvin nuk e ka aspak për nguti këtë bashkëpunim… /Prive.al/Wazzup Klan Kosova/

https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/3082384/singer-dua-lipa-sets-eyes-on-calvin-harris-as-she-jets-to-la-to-work-on-future-material/

Artikuj të ngjashëm