Pa shumë promovim, ai ka arritur që të depërtojë në vëmendjen e shumëkujt.
Reperi Betim Januzi – Buta me krijimtarinë e tij tash e një kohë është shndërruar në faktor në skenën e hip-hopit në Kosovë shpesh edhe duke u konsideruar edhe si artist i ri që ka bërë ‘revolucion’ në zhanrin që kultivon.
E duket që me kohën, emri i Butës do jetë edhe më i pranishëm në vëmendjen e publikut dhe mediave.
Prive.al ka arritur të mësoj se sipas të gjitha gjasave ai shumë shpejt edhe zyrtarisht do jetë pjesë e familjes artistike të menaxherit Faton Shoshi si artist nën ombrellën e kompanisë së tij.
Lëvizjet e rëndësishme në karrierë i ka paralajmëruar vetë reperi në një fotografi përkrah menaxherit të Erës e Ledrit.
Afrimi me Faton Shoshin si një prej menaxherëve më të suksesshëm shqiptarë pa dyshim që do ketë impaktin e duhur për një ‘shpërthim’ në karrierën e Betimit duke marrë shembull edhe artistët tjerë që nën menaxhimin e Fatonit kanë kapur majat e suksesit për një kohë të shkurtër. /Prive.al/