‘Thumb’ po rikthehet edhe më ‘therrës’ (VIDEO)

By

Kush nuk i njeh Aulonën dhe Fatmën?!

Dyshja e pandarë e showbizit shqiptar me punën ndër vite, lirshmërinë e komunikimin pa dorashka kanë lënë gjurmët e tyre qoftë në gazetarinë e shkruar e qoftë në atë të ekranit.

Në këtë të fundit, dy vajzat nga Shqipëria kanë ‘lundruar’ shpesh në ujëra të ndryshëm.

Nga nisja në Youtube, për të kaluar në disa televizione private, Aulona dhe Fatma bënë ‘Thumb’ një markë që tashmë është gati për të nisur rrugëtimin e ri.

Pas disa muajsh në Top Channel, kaptina e re e emisionit do ketë siparin brenda pak javësh në ABC NEWS.

Me një shtëpi mediatike që ofron edhe më shumë risi, ‘Thumb’ do të startojë me përplot risi.

Tendenca vërehet që prej promos paralajmëruese të realizuar me shumë shije me tre personazhe, Ermal Mamaqin, Drini Zeqon e Aurela Hoxhën.

Numërimi prapa ka filluar! Bzzzzzzzzz

 

 

Artikuj të ngjashëm