Rrëfehet mes lotëve babai i Ergi Dinit: ‘Kënga e fundit që përfundoi…’

By

Disa javë pas aksidentit që shokoi gjithë opinionin shqiptar me humbjen e jetës së talentit Ergi Dini dhe shokut të tij në një aksident rrugor, babai i këngëtarit të ndjerë ka thyer heshtjen.

Poeti dhe gazetari në televizionin publik, Dashamir Dini, sonte është paraqitur për herë të parë në emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ përballë Jonida Shehut për të folur mbi figurën e paharrueshme të Ergit.

‘Unë vij pas një goditje të rëndë që më dha jeta. Në këto rrethana është tepër e vështirë por ngushëllimi është prezent në një farë mënyrë kur njeriu ndan me të tjerët atë që e mundon’ – deklaroi z. Dini me të nisur emisioni.

Por në disa momente rresht, teksa fliste për Ergin që prej fillimeve të tij në festivalin për fëmijë në Shkodër, babai i këngëtarit nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Ai është treguar tejet emotiv duke shpërthyer në lot.

Zotëri Dashamir tregoi se në ditët e fundit ai i kishte bërë këngë të motrës që kishte temë lamtumirën që do të vinte një ditë, por jo aq shpejt nga rrethanat e jetës.

‘Ergi jetonte në Tiranë me Barbanën e s’donte të ndahej prej saj’ – shtoi Dini. /Prive.al

agon amiga

/

Artikuj të ngjashëm