Nëse muaji Janar kalohet në bjeshkë për shumëkë si relaks, e njejta nuk vlen për reperin Gold AG.
Artisti shumë i pëlqyer në ditë e para të 2017-tës u nis drejt vendeve të shenjta myslimane ku edhe zhvilloi udhëtimin e rëndësishëm të quajtur umre, në kategori më i lehtë sesa haxhi.
Për të rrëfyer këtë përvojë emocionuese në Medinë, Goldi ishte sonte mysafir në Prive ku foli edhe për faktin se për kë bëri këtë ritual.
Rrëfimin prekës të reperit mund ta ndiqni në videon e mëposhtme në materialin e gazetares Maki Bajrami.