Afrim Muqiqi ndez sonte atmosferën në NIN

By

Vitin e kaluar, Klan Kosova solli për të parën herë një formulë të re në mbrëmjet festive.

NIN me Alaudin Hamitin erdhi shumë më ndryshe nga shablloni i ekraneve tona duke sjellur LIVE hitet e pavdekshme të viteve të 90-ta.

Marrë shkas nga suksesi absolut i vitit të kaluar, formula është përtirë sërish edhe në edicionin e sivjetmë i cili sjell hitet e dekadës pasuese, asaj të viteve 2000.

Emrat më të njohur të skenës do t’iu shoqërojnë sonte prej orës 22:00 deri në orën 2 pas mesnate me projektet e suksesshme që kanë ngelur në memorien e secilit.

E Klan Kosova është përkujdesur edhe për momentin kulminant, atë të ndërrimit të viteve. Mes 31 Dhjetorit dhe 1 Janarit do jetë Afrim Muqiqi bashkë me orkestrën ‘Yjet’ ata që do përcjellin momentin e ndërrimit të viteve me një atmosferë siç di ta bëj vetëm këngëtari.

Na ndiqni sonte me fillim në ora 22:00!

Artikuj të ngjashëm