Zhvillimet politike në qytetin Sirian Alepo, më saksisht bombardimet që i’u bënë qytetit kanë zgjuar reagime të shumta nga e mbarë bota.
Fotografitë e fëmijve në gërmadha pasi që vendi u shkatërrua totalisht zgjuan edhe reagimin e disa prej artistëve tanë.
Ardit Gjebrea, Elgit Doda dhe Vedat Ademi , Olti Curri, Aurela Hoxha, Ermal Fejzullahu dhe Endrit Mertiti ishin më të zëshëm në këtë drejtim teksa shprehën dhimbje dhe keqardhje për këtë ndodhi.
Këngëtari dhe kompozitori Elgit Doda ka bërë krahasimin e Alepos me Parisin ku për sulmet në qytetin Francez e tërë bota e personalitetet më të njohura u solidarizuan e dënuan aktin e shëtuar, ndërsa qyteti Sirian është i harruar nga këta personalitete.
E këngëtari Vedat Ademi u shpreh kështu: Në pamundësi për të bërë më shumë se sa nje Share, ti lutemi Zotit të gjithësisë ti ketë në mbrojte këta njerëz të pafajshëm.
Më poshtë mund ti shikoni postimet e plota të disa prej artistëve tanë që reaguan për ngjarjen në fjalë. /Prive.al/