Rozana Radi ka fituar edicionin e 18-të të festivalit ‘Kënga Magjike’.
Këngëtarja ka triumfuar nga votimet e kolegëve të saj për projektin ‘Ma thuaj ti’ që përçon mesazh një martesë të dështuar ku në mes është një fëmijë.
Performanca skenike depërtoi shumë thellë te publiku edhe falë performancës së aktores së vogël, Bianka që prej paraqitjes tek ‘E diela shqiptare’ për të vazhduar më pas në gjysmë finale dhe finale.
Teksti i kësaj balade të fuqishme është krijuar nga vetë Rozana e ndërsa muzika është punuar nga Elgit Doda teksa kjo ishte hera e gjashtë që këngëtarja mori pjesë në kompeticion.