Këngëtari i shumë përfolur kohëve të fundit Albatrit Muqiqi pasi përfundoi ceremoninë e martesës, siç duket i është kthyer punës e përditshmërisë së tij.
Një surprizë sot për adhuruesit e tij ishte kënga më e re ‘Ndarja’ në të cilën për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Wirusi kurse për tekstin Arsim Bunjaku.
Këngëtari duket është i angazhuar tashmë në organizimet festive për 2017,dhe siç shihet kënga nuk ka klip por është xhiruar në njërën nga këto mbrëmje.
Se a do të jetë projekti i fundit për këtë vit kjo baladë se besojmë pasi që tashmë pothuajse të gjithë janë duke përgatitur projekte të reja para 2017-tës që të jenë sa më pranë adhuruesve të tyre në natën më të rëndësishme të vitit. /Prive.al/