Një postim i pak ditëve më parë ku këngëtarja Nora Istrefi shihej me aparat fotografik në dorë përkrah Artan Korenicës ishte indikacioni i qartë për një punë të përbashkët mes dyshes.
E tashmë puna e Norës dhe Artanit është bërë e hapur për fansat me postimin e fundit të Istrefit në Instagram.
Ajo ka publikuar imazhin e parë nga seti fotografik i realizuar në Prishtinë, dashurinë e përjetshme të këngëtares.
E veshur me një fustan të trendeve më të fundit shoqëruar me një çantë Louis Vuitton, Nora shkëlqen me imazhin që reflekton.
Në ditët në vazhdim mbetet të shihet edhe një pjesë tjetër e setit fotografik të realizuar me Artan Korenicën. /Prive.al/