Pas bujës së madhe që morën antarët e Babastars e në veçanti Cozman i cili u përfshi në përleshjen me Noizyn duket se tashmë i ka harruar problemet dhe po sjellë projektin të cilin tash e një kohë ishte duke e punuar.
E kënga do të jetë bashkëpunim me anëtarin tjetër të grupit Onatin me të cilin kishte bashkëpunuar edhe më herët në këngët “High 3” dhe “Shumë i smut”.
E projekti në fjalë siç kanë njoftuar vetë artistët do të publikohet të shtunën në ora 19:00 e do të titullohet “Aviona”.