Tash e një kohë të gjatë këngëtarja Ledina Çelo është shumë pak aktive në muzikë.
Krijuesja shumë hiteve e cila morri pjesë edhe në Eurovision gjatë kësaj të pauzës u martua e krijoi familje.
E tash e disa vite ajo u bekua edhe me dy fëmijë të cilët po e plotsojnë kohën e saj e po e bëjnë këngëtaren të ndihet më e lumtur se kurrë.
Njejt ndodhi edhe sot kur dy voglushët e saj u panë duke u argëtuar e Ledina nuk hezitoi ta ndajë atë çast me ne përmes rrjetit social Instagram.
Duket se momente të tilla lumturie po e bëjnë atë të harrojë edhe pauzën e gjatë që po e bënë në muzikë. /Prive.al/