Elvana Gjata vazhdon të mbetet një ndër emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Por përveç zërit artistja posedon edhe bukurinë e cila e karakterizon atë dhe e plotëson edhe më tepër për të qenë emri më i lakuar në mediat tona.
Këngëtarja gjatë kësaj vere pauzoi sa i përket mbrëmjeve muzikore duke anuluar të gjitha koncertet mirpo sa i përket muzikës ajo ka sjellë projektin “Njësoj” i cili u prit mjaft mirë nga publiku teksa i riu po vjen së shpejti.
Së fundmi ajo po punon në një set fotografik me fotografin Eugenio Qose e siç shihet nga një video nga grimerja Sellma Elvana po duket për mrekulli teksa normalisht, pjesë e pandarë e ekipit janë edhe Kaci dhe Valdrin Sahiti të cilët kanë postuar të njejtën video nga Toskana e Italisë.
Se për çka bëhet fjalë saktësisht do t’iu informojmë me kohën kur edhe do t’i shohim frytet e kësaj pune dhe qëllimin pas saj. /Prive.al/