Edona Llalloshi vazhdon të mbetet këngëtarja më e dashur në Kosovë dhe jashtë saj.
Këngët e saj janë hite të cilat dëgjohen dhe pëlqehen edhe pas kalimit të shumë viteve.
Dikur këngëtarja ishte shumë aktive në skenën muzikore me këngë, vdeoklipe, pjesëmarrje nëpër festivale të ndryshme të këngës, ndërsa këto ditë ajo është më e fokusuar në mbëmje dhe ahengje.
Pavarësisht angazhimeve të saj, ajo nuk e lë anash as jetën e saj private, përkundrazi ajo është një nënë mjaft e përkushtuar.
Këtë e tregon edhe fotografia e postuar në profilin e Instagramit të Edonës, ku shihet e lumtur me vajzën e saj dhe padyshim që nënë e bijë ngjajnë shumë./prive.al/