Ka vetëm një muaj prej se 2Ton lansoi këngën e tij të fundit “Kapi lekt” e që ishte bashkëpunim me reperin nga Kaos, Vig Poppa.
E 2016-tën reperi ferizajas nuk do ta nis me bashkëpunime por me një single dhe atë shumë ndryshe në muzikë dhe me një stil tjetër nga këngët e tij paraprake.
Me muzikë nga 2Ton & Bini DIEZ , tekst i shkruar nga vet reperi do të jetë i shoqëruar me videoklip nga MaxProduction, kënga më e re pritet të dal brenda janarit.