2Po2 për herë të parë flet për gruan, e lartëson me fjalë! (VIDEO)

By

2Po2 është ndër reperët e parë të skenës muzikore shqiptare dhe muzika e origjinaliteti i tij, e kanë mbajtur gjatë të kërkuar nga publiku.

Ka pamjen e zërin e një gangsteri, por realisht ai është një njeri familjar dhe ka një jetë normale si të gjithë të tjerët, e kur s’është duke u marrë me muzikë i tëri i përkushtohet familjes.

Për herë të parë në një intervistë për Prive, ai ka folur për gruan dhe fëmijët, e për bashkëshorten ka vlerësim maksimal meqë atë e konsideron si “shtyllën e shtëpisë”.

“Nuk mjaftojnë fjalët ta shpreh dashurinë dhe respektin ndaj një gruaje që ia kushton jetën familjes. Falë zotit që kam pasur fat me të! Gruaja shqiptare është një heroinë”.

E për grindjet e fundit në mes reperëve kosovarë, ai ka thënë këto fjalë:

“Prej momentit që muzika është shndërruar në biznes, përdoren të gjitha mënyrat për të tërhequr vëmendjen dhe më duken të arsyeshme. Nuk e shoh si jo normale”. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm