Kanë vite që bashkëpunojnë në skenën muzikore shqiptare.
‘Crazy Girl’, ‘Sonte’ e ‘Gjithë jetën’ janë vetëm disa prej këngëve nga Flori, 2po2 e Capital T që vazhdojnë të mbahen mend e të këndohen në sinkron nga publiku.
Sidoqoftë, nga fillet e bashkëpunimeve mes artistëve ka kaluar një kohë relativisht e gjatë.
E me rreth një dekadë të kaluar, normalisht se edhe ndryshimet në muzikë dhe jo vetëm kanë qenë të pranishme.
Kur është fjala tek dukja, kjo më së miri është ilustruar përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit nga Besniku ditën e sotme.
Ai shfaqet në 2009-tën me Florin dhe nipin e tij, Capital T i cili pa dyshim që dallon më së shumëti krahasuar me sot.
Pesha, stili, mosha e pjekurisë e faktorë të tjerë kanë bërë që Kapo pothuajse të mos njihet në këtë imazh po të krahasohet me ditët e sotme.
Krahas komenteve mbi një evoluim në dukje, fansat mes tjerash edhe kanë kërkuar një ribashkim të artistëve në projekte të rradhës. Që një gjë e tillë s’është aspak ide e keqe, besoj se pajtohemi të gjithë! /PRive.al/