Samanta Karavello vjen me shumë surpriza këtë herë !

By

Periudha e ngrohtë  u përcoll me tinguj të ndryshëm muzikorë nga artistët tanë.

Singl-a të shumtë por edhe bashkëpunime e bënë verën edhe më të rehatshme. E  një prej tyre ishte kënga “Na e dina” në mes të Samantës dhe Gent Fatalit.

Por këngëtarja Karavella njësoj pritet ta kalojë edhe vjeshtën. Prive mëson se Samanta është në përgatitje të jo një por plot dy projekteve muzikore.

Mes tjerash, është arritur të kuptohet se fryma e krijimeve muzikore do jetë e stilit reggae. Njëra prej këngëve pritet të publikohet shumë shpejt derisa detaje tjera ende nuk janë zbuluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm