Data “28 Nëntor” njihet si data më e rëndësishme për të gjithë kombin shqiptarë pasi shënon edhe pavarësinë e shtetit të Shqipërisë.
E natyrisht në këso rastesh eventet e shumta për të festuar nuk mund të mungonin duke bërë kështu që shumica prej artistëve tanë të jenë të angazhuar me mbrëmje muzikore.
Por nuk mund të themi për të gjithë njësoj pasi ka prej atyre që dita e sotme i përkon me një ditë pune në aspekt tjetër përveçë muzikës.
Bëhet fjalë për reperin nga Gjilani, Duda, i cili përmes një foto të publikuar tregoi se gjindet në xhirimet e filmit “Zori 2” në të cilin do të jenë pjesmarrës edhe shumë figura tjera publike.
Nuk dihet ende roli që do të ketë në këtë film reperi Duda por xhirimet për të janë në përfundim e sipër dhe se pritshmëritë për një tjetër sukses nga ana e artistit janë të mëdha. /Prive.al/