Flet vajza që u përfol si e dashura e Taulantit!

By

Që pas skualifikimit nga finalet e Europianit, mediat kanë vënë në qendër të lajmeve rozë vëllain Xhaka, futbollistin e Kombëtares i cili po përflitet për një lidhje me aktoren e “E Diell”, Anais Lika. Marrëdhënia e tyre u zbulua pas një feste ku çifti ishte parë shumë pranë njëri-tjetrit, madje ata u larguan bashkë, Taulanti e mori hopa bjonden bukuroshe, shkroi Bluetooth.

Në kuadrin e vëmendjes së papritur që mori 22-vjeçarja, duket se ajo po e shfrytëzon më së miri duke bërë lojra e batuta, me të interesuarit të cilët duan të mësojnë më shumë rreth këtyre thashethemeve.

Anais, e ftuar në programin “Procesi sportiv”, u ngacmua nga drejtuesi Manushi për fjalët e ditëve të fundit. Me shkathtësinë që e karakterizon, mbesa e dy personazheve të njohura të showbiz-it, Inis e Ingrit Gjonit, u përgjigj: “nuk them as po, as jo”. Edhe kur Manushi e pyeti për tatuazhin me inicialin XH që bjondja ka në dorë, Anais u duk e përgatitur dhe the se germat në tatuazhin e saj janë për motrën dhe vëllain, por për lidhjen me Xhakën, ajo tha se “ku ka zë, s’është pa gjë”.Shkruan Lapsi.al /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm