Me çdo ditë që kalon, akujt mes artistëve kosovarë dhe atyre me famë ndërkombëtare po shkrihen.
Muzika dhe puna e emrave tonë të njohur po njihet edhe përtej kufinjve shqipfolës dhe mbi të gjitha edhe po pëlqehet me të madhe.
Një koment i parashikuar është lënë së fundmi edhe në një postim të produksionit Entermedia ku shfaqej projekti i ri i 2po2 ‘Çka ka ftyra jem’.
Besoni apo jo, janë dyshja e ‘Chainsmokers’ ata që kanë komentuar duke e konsideruar projektin si shumë ‘cool’.
Ndryshe, duo e DJ-ve që mbledhin me qindra mijëra persona në koncertet e tyre njihen për hitet e mëdha ‘Don’t let me down’ dhe ‘Selfie’ që më pas u shndërrua në fjali virale në internet me frazën ‘First, let me take a selfie’. /Prive.al/