Pak para ndeshjes, këto janë fjalët e Granitit…

By

Sot,është ndoshta ndeshja më e vecantë që përfaqësuesja shqiptare ka pasur ndonjëherë.Shqipëri-Zvicër,këto ekipe përqësuese që përbëhen nga shumica
shqiptare.

Eshtë ndeshja që do të ketë më së shumti lojtarë të një nacionaliteti,kjo që nuk ka ndodhur më herët në historinë e Evropianit.

Mirëpo,përveq kësaj,për herë të parë do të ‘ndeshen’ edhe dy vëllezër mes vete,Taulant Xhaka,tek përfaqësuesja shqiptare,si dhe Granit Xhaka,tek përfaqësuesja zvicerane.

Në një intervistë për mediat e huaja rreth këtij fakti Graniti është shprehur ‘Ndoshta më e mira për ne të dy do të ishte nëse që të dyve të na nxirrnin që në minutën e dytë,kjo do të ishte e lehtë për të dy ne‘.

Gjithashtu ai ka postuar dje nëpër media sociale një imazh ku mes të tjerash i drejtohet Taulantit,me një mesazh mjaft emocionues:

Vëllau im,ti dhe unë kemi qëndruar gjithmonë bashkë,pa marrë parasysh se cfarë ka ndodhur.Nesër,do të jetë e para herë që ne të dy do të ballafaqohemi përballë në fushë si kundërshtar,dhe shpresojë që do të jetë e para dhe e fundit.Mirëpo,ne do t’i tregojmë botës që edhe pse do të jemi kundërshtar për 90 minuta rresht,ne prapë se prapë do të qëndrojmë së bashku ashtu sic vëllezërit bëjnë.Një ndeshje kurrë nuk do të na hyjë në mes,as si shokë e as si vëllezër.Të dëshirojë shëndet dhe fat,për ndeshjen nesër.Ti je dhe gjithmonë do jesh modeli im‘./Prive.al/

fjalimi

Artikuj të ngjashëm