B92-shit iu ‘djeg’ suksesi i Erës, ja çfarë thonë për yllin e ‘Bonbon’

By

Serbët mund ta kenë përballuar rëndë anëtarësimin e sotëm të Kosovës në UEFA, megjithatë janë fusha tjera tek të cilat nuk po kanë mundësi të kontestojnë arritjet e kosovarëve dhe si rrjedhojë po i pranojnë ato si të mirëqena.

Bëhet fjalë për muzikën, respektivisht talentit të Era Istrefit që sot i është kushtuar një artikull i veçantë.

Natyrisht, tendenca denigruese nuk mungon dhe nis që në titullin që kanë zgjedhur, duke dashur të kujtojnë skenën nudo të Erës në kishën ortodokse të papërfunduar në kryeqytet, dy vite më parë.

‘Dy vite më parë përdhosi kishën në Prishtinë, sot ka 30 milionë shikime dhe një karrierë ndërkombëtare’ – është titulli i zgjedhur nga mediumi B92.

Në shkrim mes tjerash përmendet edhe suksesi me ‘Bonbon’ dhe krahasimi i vazhdueshëm që Erës po i bëhet me Rihannan.

Bashkëpunimi i Era Istrefi-t me kompaninë e njohur amerikane Sony, është përmendur nga B92, të cilët tashmë nga Era, presin vetëm, suksese ndërkombëtare.

Kujtojmë se Era është shndërruar në artisten e parë dhe të vetme shqiptare deri tani që ka arritur që me muzikën e saj të depërtoj edhe në zemër të Beogradit. /PRIVE.AL/

Image

Artikuj të ngjashëm