Vitin e kaluar nisën paralajmërimet e projekteve madhore për shumë këngëtarë. Pas një kohe kur albumet nuk ishin “in” në diskografinë shqiptare, u rikthyen sërish në treg.
Mesa duket këtë vit, do të kemi albumet më të mira të krijuara ndonjëherë, bazuar nga deklaratat e artistëve të cilët janë angazhuar jashtëzakonisht shumë të bëjnë diferencën.
E në këtë listë me emrat që do të sjellin albume këtë vit shtohet edhe një nga Shqipëria, përkatësisht nga kantautori Stine.
Artisti ka konfirmuar se 20 këngë do të jenë pjesë e albumit të tij./Prive.al