As edhe një herë të vetme nuk ka munguar në 20 vjetët e përkujtimit të familjes heroike Jashari në Prekaz.
Këngëtarja Leonora Jakupi edhe këtë vit ishte prezente në Epopenë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke performuar këngët e saja patriotike.
Leonora e cila edhe vjen nga Drenica heroike, thotë se datat e marsit nuk i harron asnjëherë dhe gjithnjë është me bashkëvendësit e saj për t’i kënduar luftës e lirisë së vendit.
“Është ndër datat më të lavdishme të popullit tonë. Në këto data e dinë që me 5,6 dhe 7 Mars jam e zënë sepse ato ditë i rezervoj ekskluzivisht për familjen Jashari”, deklaron ajo për Prive.