20 milionë shikime për Dhurata Dorën

By

Kënga ‘A bombi’ e Dhurata Dorës pa i mbushur një vit nga publikimi ka arritur plot 20 milionë shikime në Youtube.

Këngëtarja përmes një postimi në Instagram e mahnitur nga kjo shifër jubilare është përkujdesur t’i falemnderojë fansat e saj.

‘A bombi’ është sukses i pakontestueshëm i Dhuratës sepse krijimi muzikor vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet ende.

Tregues janë klikimet që rriten në mënyrë të vazhdueshme. Kujtojmë se në Prill klipi u largua nga Youtube për pak ditë shkaku i një prapavije në skenat e klipit që duhej të mos vërehej përmes efektit ‘blur’.

Ndryshe, edhe projekti i saj pasues ‘Ti don’ pati sukses të madh. /Prive.al/

https://instagram.com/p/8QLoCChhsK/

Artikuj të ngjashëm