Labi merr seriozisht politikën, mendon të themelojë parti

By

Këngëtari Labinot Tahiri, në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic, ka pohuar se do t’i bashkëngjitet politikës.

Por, meqenëse akoma nuk është në ndonjë parti të aktuale në Kosovë, Tahiri ka thënë se e ka në plan ta themelojë një iniciativë qytetare ose edhe një parti më vete.

“ Përmes politikës, unë mund ta ndihmoj më shumë popullin tim, i cili ka halle të mëdha. Për këtë dua të qasem në politikë! Kurse, sa i përket asaj se në cilën parti do të shkoj, unë planet e mia i kam, që ta themeloj një iniciativë qytetare, ose një parti të re po qe se është e nevojshme për vendin, për të vazhduar ditët e jetës sime si politikan. Nuk jam në asnjërën parti, ende në këto momente!”, ka thënë Tahiri.

Labi tash e një kohë i është qasur politikës sepse studion këtë fushë dhe shpeshherë është përfolur për aderime të mundshme në parti të ndryshme. /Prive.al/Blic/

Artikuj të ngjashëm