Në një periudhë kur situata socio-ekonomike në Kosovë është mjaft e rëndë, këngëtarja Eliza Hoxha ka gjetur një gjë pozitive që i jep shpresë.
Për të ndërruar temë nga seanca e parlamentit e gazi lotsjellës, Eliza ka postuar në Facebook një foto të dy djelmoshave që kanë rolet kryesore në filmin ‘Shok’, i nominuar për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër.
‘Shyqyr që Kosova ka edhe kësi shokë se na e keni shpif me ka krejt’ – është shprehur ajo.
Kujtojmë se ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar zhvillohet të dielën dhe nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit do të transmetohet direkt edhe në Klan Kosova. /Prive.al/