Dua Lipa është ndarë sërish nga i dashuri i saj Isaac Carew, 18-të muaj pasi u pajtuan.
Super ylli i muzikës, iu ka dhënë fund gjërave në fillim të kësaj jave, ndërsa Isaac e ka bërë Duan unfollow të martën mbrëma.
Fillimisht ajo kishte nisur takimet me 33 vjecarin në vitin 2013-të dhe ata ishin bashkë për tri vjet e gjysmë, deri në vitin 2017-të.
Këngëtarja e “New Rules”, më pas nisi një lidhje romantike me vokalistin e grupit Lany, 31 vjeçarin Paul Klein, por më pas u nda nga ai dhe u ribashkua me Carew në janar të vitit 2018të.
Një burim i gazetës britanike The Sun, ka thënë se “Dua dhe Isaac, e kishin shumë të vështirë që të takoheshin me njëri tjetrin që kur u pajtuan. Ata donin që t’i kishin gjërat në funksion mirë ajo vetëm po bëhet më e zënë. Ka qenë një vendim i vështirë për ta, mirëpo përfundimisht, nuk ia arritën që të jenë bashkë”.
Në anën tjetër, Isaac kishte publikuar një fotografi që prezantonte emocionet e tij në Instagram Story, një djalosh duke vuajtur që na bën të kuptojmë që ai është i lënduar.