Zbulohet destinacioni i pushimeve të Bleros dhe Afronës

By

Pushimet gjatë kësaj periudhe të vitit, për fytyrat tona janë shndërruar në diçka normale. Pothuajse secili gjatë Janarit e Shkurtit cak ka destinacionet e largëta.

E njejtë kanë vepruar edhe çifti Blero Muharremi dhe Afrona Dika. Prive mëson nga burime të sigurta se vendi ku kanë zgjedhur të pushojnë është një nga resortet luksoze të Meksikës.

Blero, shtetin meksikan e përmendi pak ditë më parë në një intervistë për mediat shqiptare ku potencoi se pikërisht atje do kurorëzojë dashurinë me modelen.

Megjithatë, ndoshta nisur nga përvoja, këngëtari nuk do të nxitohet dhe mësohet se kjo nuk është arsyeja për të cilën ka marrë rrugë drejt Meksikës.

Larg nga portalet, shkrimet rozë dhe punët e përditshme, nuk na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë çiftit pushime të këndëshme e të paharrueshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm