Në maj të vitit të kaluar, futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj pësoi një lëndim serioz që e detyroi atë t’i mungojë fushës së blertë për disa muaj.
Gjatë kësaj periudhe, Mërgimin e pamë në Mekë e Medinë por tashmë ai është gati t’i kthehet fushës dhe pasionit të tij,
I gëzuar për këtë zhvillim është shprehur edhe kapiteni i kombëtares, Lorik Cana që i ka uruar Mavrajt rikthimin përmes një statusi në rrjete sociale.
‘Mirësevjen sërish. Shumë i lumtur të të shoh në fushë’ – ka shkruar Loriku në postimin e tij.