Një ndër aventurave televizive sonte po i vjen fundi. Spektakli ‘Në një javë’ që riktheu Arbana Osmanin në ekran sonte ka edicionin final të sezonit të parë.
Për disa javë rresht emra si Soni Malaj, Roland Hysi, Alban Nimani, Marsela Çibukaj, Isli Islami, Hueyda El Sayed, Gazmend Paja dhe Olta Gixharri argëtuan publikun me provat dhe sfidat nga më të paimagjinueshme.
Sonte, konkurrentët kanë përgatitur nga një performancë më vete dhe do të sfidojnë njëri-tjetrin për çmimin e madh.
Gjithçka varet nga televotimi që do hapet në transmetim të programit por bazuar në komentet dhe performancat në rrjedhë kronologjike, këngëtarja Soni Malaj përflitet si favoritja që meriton triumfin.
Ajo megjithëse në jetën private u përball me momente aspak të mira, aventurën në spektakël nuk e ndërpreu por vendosi ta çojë shkëlqyeshëm deri në fund.
Surprizat e mbrëmjes së sotme, mbetën të zbulohen në pak orë. /Prive.al/