Reperi Big Basta së shpejti bëhet baba për të paren herë. Foshnja si fryt i dashurisë disa vjeçare me këngëtaren Vesa Luma pritet të vijë në jetë brenda pak muajsh.
E duket se ky ndryshim në jetë e ka inspiruar Geraldin që të kujdeset më shumë për veten.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Instagram ka bërë të ditur se do dobësohet e do bëhet djalë i mirë.
Ndryshe, reperi është impenjuar kohëve të fundit me një radio të sapohapur në Shqipëri që është e para që i dedikohet muzikës hip hop. /Prive.al/