16 vjet nga vdekja e Agron Berishës, Lindoni përlot me fjalët prekëse për babanë

By

Kanë kaluar 16 vjet që kur ka ndërruar jetë këngëtari i njohur Agron Berisha.

Në këtë ditë, Lindoni – djali i tij, ka zgjedhur ta postojë një fotografi të të ndjerit për ta kujtuar me fjalë prekëse.

“Vdekja lë një dhimbje që askush nuk mund ta shërojë, dashuria lë një kujtim që askush nuk mund ta vjedhë. Inspirim që nga dita e parë. 16 vite, më mungon”, ka shkruar artisti.

Lindoni ka kohë që nuk solli projekt të ri muzikor edhe pse ka paralajmëruar këngë të reja megjithatë me sa duket ka vendosur që t’i lëshojë pas këtij viti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm