16 vite pasi u zgjodh Miss, Zaimina Vasjari shkëlqen në eventin e bukurisë

By

16 vite më parë, bukuroshja Zaimina Vasjari mori kurorën si më e bukura e Shqipërisë.

Nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe vitet kanë ecur por Zaimina mbetet po e njejta, mahnitëse.

Pas një dekade e gjysmë, Zai është rikthyer sërish në eventin e ‘Miss Albania’ me përplot emocione të cilat i ka rrëfyer përmes rrjeteve sociale.

Në një fotografi ku shfaqet mahnitëse nga eventi, Vasjari shprehet: ‘an kaluar 16 vite pas kurorezimit tim si Miss Shqiperia dhe mbreme perjetova emocione shume te bukura sepse me rikthyhen ne kujtime te cilat ndodhin nje here ne jete. E lumtur qe u kurorezova per te dyten here me moton “ Nje here miss, gjithe jeten Miss”’.

Fjalinë përmbyllëse, Zaimina e ka thënë me shumë të drejtë! Pamja e saj flet vetë… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm