16-javëshe shtatzënë, si e mbajti të fshehtë Dojna Mema këtë nga publiku?

By

Prezantuesja Dojna Mema është në pritjen e ëmbël për herë të parë.

Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjete sociale ku shfaqë barkun e rrumbullakosur.

“Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të pershkruaj atë që ndjej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate” – është shprehur ajo në postim.

View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Ndërkohë e ftuar në emisionin e Top Channel, “Ëndërtjerrësit” ajo zbuloi se ishte shtatzënë kohën kur prezantonte Fan Club të BBV.

“Gjatë gjithë kohës së Fan Clubit kam qenë shtatzënë. Kam pasur siklete, por pjesë e punës sonë është që për sa kohë pranoj të bëj një program, nuk ia vlen të diskutosh ato siklete”, tha Dojna.

Ndërkaq, ndër të parët që ka dyshuar për shtatzëninë e moderatores ishte Ledion Liço teksa Dojna dhe i fejuari i saj, këngëtari Vlashent Sata ishin në një event.

“Në një event isha me Vlashentin dhe mbaja në dorë një gotë shampanjë si kamuflim. Më tha, ju të dy jeni fejuar, mos ndoshta je shtatzënë”, tregoi Dojna. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm