Ekziston një stereotip që njerëzit e famshëm përpiqen të mos veshin të njëjtat rroba dy herë, por jeta ka treguar se të famshmit modern favorizojnë trendin e modës së qëndrueshme dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as anëtarët e familjes mbretërore.
Zonjat mbretërore shpesh shihen duke ricikluar veshjet e tyre të preferuara, duke shtuar vetëm disa ndryshime të vogla që u japin nismave të tyre “të vjetra” një pamje të freskët.
Kujtojmë kohën kur Kate Middleton, Meghan Markle dhe Princesha Diana shkuan për të ‘bërë pazar’ në dollapët e tyre dhe dukeshin mahnitëse në të njëjtat veshje më shumë se një herë.
Kate Middleton
Kate e veshi këtë kostum të kuq të paktën tri herë në 2011, 2014 dhe 2017. Dukesha ndryshoi këtë pamje duke përdorur aksesorë të ndryshëm.
Në mars të vitit 2012, dukesha zgjodhi lule të verdha për të dekoruar pallton e saj gri më xhufkë, ndërsa në qershor të po këtij viti ajo shtoi një kapelë në pamjen e saj.
Kate debutoi me këtë fustan livando më 2017, gjatë vizitës së saj në Gjermani, dhe e veshi përsëri për një ngjarje në Londër më 2018.
Një fustan i bardhë u vesh nga Dukesha e Kembrixhit më 2014 gjatë vizitës së saj në Australi. Ajo pastaj e zgjodhi përsëri më 2016 gjatë një ngjarjeje në Luton të Anglisë.
Dukesha e veshi këtë fustan të gjatë prej këmishe me dantella më 2012 dhe 2018. Tufa duket se është e njëjtë, por Kate zgjodhi modele të ndryshme flokësh për këto dy pamje.
Kate e veshi këtë fustan të gjatë me një mbulesë dantelle të zezë në një premierë filmi në Londër më 2012 dhe e veshi sërish gjatë një ngjarjeje në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër vitin pasues.
Të dyja herët kur Kate e veshi këtë fustan të artë, ishte duke marrë pjesë në dasma, në vitin 2006 dhe 2011.
Meghan Markle
Meghan fillimisht u shfaq për herë të parë me këtë fustan me vija pa mëngë në Sidnei të Australisë më 2018, dhe më pas e përsëriti një vit më vonë në Kejptaun të Afrikës së Jugut.
Dukesha fillimisht doli me këtë fustan blu me butona më 2018 gjatë vizitës së saj në Tonga, dhe më pas e veshi sërish gjatë turneut të saj rreth Afrikës së Jugut më 2019.
Dukesha e veshi këtë fustan ngjyrë vjollce me mëngë të gjata dhe një fund të gjatë dy herë gjatë vitit 2019. Në janar ajo shtoi një pallto të kuqe dhe këpucë me taka të larta.
Meghan e veshi këtë fustan të lehtë ngjyrë bezhë për një ngjarje në Londër të Anglisë më 2018 dhe më pas e ripërsëriti më 2019 gjatë vizitës në Afrikën e Jugut.
Princeshë Diana
Diana mahniti publikun me këtë fustan marinë, me shirita më një flluskë voluminoze dy herë gjatë vitit 1987 – fillimisht në Lisbonë të Portugalisë dhe më pas në Kanë të Francës.
A mund të dalloni ndryshimin midis këtyre dy pamjeve? Në foton e parë nga 1986 ajo kishte veshur fustanin me pika me një fund peplum, ndërsa vitin tjetër ajo veshi një version të rregulluar të veshjes pa peplum.
Më 1981 Diana veshi këtë këmishë me shirita në ngjyrë pastel si një triko mbi një fustan që përputhej, dhe pastaj sërish në 1983 e veshi të kopsitur.
Princesha u pa me këtë kostum më 1981, dhe më pas më 1985 ajo e veshi sërish, por me një bluzë të bardhë që i jepte një pamje tjetër në qafë.