14 dhjetori është një datë e veçantë për Butrint Imerin.
Jo vetëm që këngëtari ka vendosur që kënga e tij e re “M’ke rrejt” të publikohet pikërisht në këtë datë, por ka edhe diçka tjetër.
Mega-hiti “Xhanëm” dhe bashkëpunimi i tij me Gjikon “Bakllava” u publikuan në të njëjtën datë, njëra një vit më parë e tjetra dy vjet më parë.
Me siguri Butrinti e ka të veçantë këtë numër dhe me fat poashtu, sepse dy këngët e kaluara kanë arritur të grumbullojnë miliona klikime në Youtube dhe njësoj pritet të ndodhë edhe me projektin e ri muzikor./Prive.al