17 Shkurti do ta rikthejë në skenë Elvana Gjatën!
Këngëtarja e njohur në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës do të performojë në Prishtinë hitet e saj më të njohura në një event që pritet të mbahet mend.
Këtë ka arritur ta konfirmojë Prive.al nga burime pranë organizimit. Eventi, me ftesa, do mbahet nën patronazhin e bashkëshortes së Kryeministrit, znj. Anita Haradinaj teksa detajet tjera pritet të bëhen publike në ditët në vazhdim.
Pas ngjarjeve në jetën private në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas, kjo paraqitje do jetë e para për Elvanën që do i rikthehet publikut të saj.
Kujtojmë se vitin e kaluar gjatë verës, Gjata kishte mbajtur një koncert falas në qendër të Prishtinës nën organizimin e një prej bankave komerciale, duke grumbulluar mijëra njerëz.