Veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtarë në edicionin e 14-të të Bienales Evropiane “Manifesta”, për 100 ditë qëndruan në 25 pjesë të ndryshme të Prishtinës.
Ngjarja e artit bashkëkohor që u mbajt për herë të parë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, ktheu vëmendjen e të gjithëve kah Prishtina.
Instilacionet dhe projektet e tjera të vendosura, i lanë përshtypje vizitorëve. Qytetarëve më së shumti iu lanë përshtypje instilacionet dhe veprat e vendosura tek Hotel “Grand”.
Pa shkuar nuk la as kryeministri Albin Kurti, i cili vendosi që këtë ta bëjë 25 ditë para përfundimit të Biennales nomade të artit, “Manifesta”, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, me anë të një postimi në Facebook bëri të ditur se rreth 800 mijë vizita u bënë në lokacionet e këtij festivali.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në rrjete sociale shkroi se ky ishte një nder edicionet më të mira në historinë e Bienales, duke i lënë Prishtinës një trashëgimi të përhershme.
Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të shohin veprat e artistëve kanë kohë deri të dielën më 30 tetor.