10 unazat më të bukura të fejesës të yjeve Hollywood-ian

By

Dëshmia jozyrtare (ose mbase edhe zyrtare) e të qenurit një njeri i pasur dhe i famshëm është të kesh një unazë të mrekullueshme fejese.

Pra, nëse jeni këtu sepse jeni duke kërkuar frymëzim për unazën tuaj të fejesës ose thjesht dëshironi të shihni se cfarë unazash kanë këta të famshëm.

Kët0, 10 unazat e fejesës mahnitëse i japin hijeshi qilimave të kuq të Hollywood-it – nga unaza 15 karatëshe e Jennifer Lopez e deri tek unaza në formë lule e Katy Perry.

Jennifer Lopez


Lojtari i bejzbollit i propozoi martesë këngëtares / aktores me një unazë me diamant të prerë 15 karat, pa ngjyrë gjatë një pushimi në Bahamas, në Mars 2019.

 

Hailey Baldwin

Për ata që nuk janë në dijeni, diamanti i Hailey Baldwin në formë ovale në një brez ari ka një vlerë të vlerësuar prej 500,000 dollarë dhe u bë brenda vetëm disa javësh.

Katy Perry

Dita e Shën Valentinit nuk do të jetë kurrë e njëjtë për Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët u fejuan  në pushimet në vitin 2019. Bloom shtroi pyetjen me një rubin në formë ovale që shfaqi diamante rreth tij për të krijuar një formë lulesh.

Heidi Klum
Bashkëshorti tani i Heidi Klum, kitaristi Tom Kaulitz, i kërkoi supermodeles të ishte gruaja e tij me një unazë super unike gjatë pushimeve në vitin 2018.
Lea Michele

Bashkëshorti i yllit të Glee,  Zandy Reich, propozoi në vitin 2018 me një unazë diamanti drejtkëndëshe 4 karatësh të rrethuar nga një rreth me gurë.
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski është larg nga nusja juaj tradicionale, burri i saj i propozoi me një unazë me porosi që paraqiste diamante në formë dardhe dhe katrore në një brez të thjeshtë ari.
Eva Longoria

Burri i Eva Longoria, José “Pepe” Bastón, i propozoi aktores në Dubai në Dhjetor 2015, biznesmeni i dha asaj një unazë mahnitëse me rubin diamanti.
Karlie Kloss

Karlie Kloss dhe Josh Kushner u martuan në tetor 2018, dhe kur dyshja u fejuan në korrik, ajo tregoi unazën e saj të prerë katrore me një band diamanti në Instagram dhe Twitter. 

Lady Gaga
Unaza e safirit me trëndafila të Lady Gaga vlerësohet në 400,000 dollarë. Ajo konfirmoi fejesën e saj me agjentin e saj Christian Carino në tetor 2018, por të dy u ndanë në fillim të vitit 2019.
Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow dhe burri i saj Brad Falchuk, filluan të takoheshin në vitin 2014 dhe konfirmuan fejesën e tyre në Janar 2018. Ajo u vërejt duke veshur unazën e fejesës së saj të mrekullueshme të rrumbullakët.
Burimi: Cosmopolitan.com

Artikuj të ngjashëm