Në fillim të këtij muaji, Elvana Gjata solli projektin e saj të dytë ndërkombëtar, kësaj radhe në bashkëpunim me Ty Dolla $ign me titull “Off Guard”
Edhe pse Elvana mori mbështetje nga kolegët e saj shqiptar, reperi amerikan ishte pothuajse i fundit që këtë projekt e publikoi në llogarinë e tij në Instagram në të cilin numëron miliona ndjekës.
Por, çfarë ndodhi?
Ty Dolla $ign e fshiu bashkëpunimin e tij me Elvanën dhe sot nuk figuron në Instagramin e tij.
Megjithatë, projekti ka marrë rreth 1.6 milion klikime në youtube, dhe përveç kësaj, Elvana ka arritur 1 milion ndjekës në Instagram./Prive.al